Vala e rritjes së çmimeve, mund të shtrenjtohet edhe bileta në transportin ndërqytetas

Efekti zinxhir i rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në vend mund të përfshijë së shpejti edhe biletat në transportin ndërqytetas. Përfaqësues nga ky sektor thonë se në rast se humbjet e shkaktuara nga Covid si dhe shtrenjtimi i karburantit nuk amortizohen me ndërhyrje nga qeveria, barra e kostove shtesë do bjerë mbi supet e përdoruesve të këtij shërbimi.