Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vala e tretë e të nxehtit vjen nga Çadi dhe Nigeria, temperaturat shkojnë deri në 43°C

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 14:55 | Aktualitet
Vala e tretë e të nxehtit vjen nga Çadi dhe Nigeria,

Java e ardhshme sjell valën më të nxehtë të katër viteve te fundit në Shqipëri, ku termometri do të ngjitet në 35°C edhe në zonat më të freskëta të Shqipërisë.

Temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë ditëve të fundit të korrikut si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta që vijnë nga shkretëtirat e Çadit dhe Nigerisë drejt Italisë dhe Ballkanit, duke shënuar temperatura dukshëm mbi 40°C.

Kulmi i nxehtësisë në territorin shqiptar parashikohet të vijë në datat 28-31 korrik kur termometri maksimal pritet të shënojë rreth 43°C në dy-tre qytete të Shqipërisë, ndërsa 80% e territorit do të shënojë mbi 38°C.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani