Valencia në festë, mbyllet me fishekzjarre festivali ”Las Fallas”

Qytetit spanjoll të Valencias, iu rikthyen ngjyrat; rrugët gumëzhinë nga festa dhe qielli ndriçoi nga fishekzjarret. Në ditën e fundit të festivalit të famshëm, Las Fallas, qytetarët shijuan një spektakël piroteknik dhe skulpturës gjigantë të një infermiereje iu vu zjarri.