Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Valteri: Koha e Lleshit dhe Lleshërve ka ikur në vitin 1990

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 20:55 | Politikë
Valteri: Koha e Lleshit dhe Lleshërve ka ikur në vitin 1990

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, u shpreh se deklarata e sotme e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se kush nuk beson se kriminaliteti në vend është ulur, të ndërrojë shtetësi, është “retorika 7-vjeçare e kësaj qeverie”.

“Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk pranon kritika dhe thotë se nëse nuk besojmë te ai, mund të largohemi nga vendi. Kjo është retorika 7-vjeçare e kësaj qeverie, që ka detyruar qindra mijëra qytetarë të largohen dhe të kërkojnë azil në Evropë. Shifrat tregojnë se Shqipëria dhe Siria janë njësoj për kërkim azili. Në interpelancë pati vetëm akuza ndaj opozitës se pse i kërkojmë llogari”, tha Valteri.

Deputeti shtoi se “koha e Lleshit, Lleshëve dhe etërve shpirtërorë të Lleshërve ka ikur në vitin 1990, kur të parëve të mi u jepeshin dy mundësi: ose të pranonin sistemin ose të arratiseshin dhe familja të internohej”.

https://a2news.com/2020/06/18/lleshaj-per-krimin-ne-vend-renie-galopante-kush-nuk-bindet-te-ndryshoje-shtetesi/

“Retorika shterpë e Lleshit tregon se ai nuk di përse është në atë pozicion, kur thotë se ministri nuk merret me krime dhe me kamera. Zoti Lleshi duhet të kuptojë që është njeriu politik i PS-së, ministri më i rëndësishëm së bashku me atë të ekonomisë, është përgjegjësi kryesor i sigurisë së çdo qytetari dhe përgjegjësi kryesor për çdo të keqe që i ndodh një qytetari të vendit. Krimi jo vetëm që është rritur, por kontrollon çdo instancë të institucioneve shtetërore”, theksoi Valteri.

“Thonë që është minimizuar kultivimi i kanabisit në vend, por në Itali, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut po kapen çdo ditë sasi të mëdha droge. Unë nuk i besoj shifrave të Policisë së Shtetit, por atyre që kap Guardia di Finanza. Një ton kanabis nuk bëhet me vazo në shtëpi, por në plantacione të mëdha”, shtoi Valteri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë