Varfëria e thellë, shqiptarët jetojnë për t’u ushqyer

Shqiptarët shpenzojnë 44% të të ardhurave të tyre mujore për të jetuar. Kjo ka rezultuar nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, publikuar nga Instituti i Statistikave. Një shifër alarmante, që flet për nivelin e lartë të varfërisë në Shqipëri.
Një tjetër e dhënë interesante është ajo e konsumit për frymë. Sipas INSTAT-it, 90% e familjeve në vendin tonë shpenzojnë mesatarisht 20.294 lekë në muaj, ekuivalent kjo me 676 lekë në ditë ose rreth 6 dollarë. Më këtë shifër ato ndodhen afër kufirit të varfërisë, të përcaktuar nga Banka Botërore për një konsum prej 5 dollarësh në ditë për person.
Ndërsa vetëm 10 për qind e familjeve në Shqipëri, që konsiderohen edhe të pasurit shpenzojnë mesatarisht 60.987 lekë në muaj për frymë, ekuivalent me 2.032 lekë në ditë. Shifrat e mësipërme tregojnë pabarazinë e fortë ekonomike të shoqërisë shqiptare, ku 90% jetojnë vetëm për tu ushqyer dhe 10% mund ti lejojnë vetes lukse të tjera. Për të diskutuar mbi këtë, temë, i ftuar sot është pedagogu Rezart Prifti.

Shkarkoni aplikacionin e A2