Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Varianti Omicron, Manastirliu: Do dërgojmë mostra për konfirmim nëse ka mbërritur në vend

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 17:05 | Aktualitet
Varianti Omicron, Manastirliu: Do dërgojmë mostra për konfirmim

Zgjerimi i hartës së vendeve të prekura nga varianti Omicron i koronavirusit ka vënë në alert edhe autoritet shëndetësore shqiptare.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra e vaksinimit në stadiumin “Air Albania” njoftoi se po përgatiten mostrat e dyshuara për tu dërguar në laboratorët e referencës.

 “Edhe në këtë kuadër të këtij shqetësimi të ngritur në gjithë botën, por që nuk duhet të na fusë në panik, ne jemi duke vlerësuar të gjithë masat që kemi aktualisht, duke kalibruar në bazë të situatës”, deklaroi ministrja.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi ndryshimet mes Omicron dhe varianteve të mëhershme të koronavirusit.

https://a2news.com/2021/12/01/manastirliu-flet-per-variantin-omicron-po-behet-nje-vleresim-i-imtesishem-i-te-gjitha-masave-aktuale/

“Ka shumë mutacione, që janë jo vetëm në numër por edhe nga pikëpamja cilësore. Nga pikëpamja e transmetueshmërisë mendohet se e ka më të lartë se ajo e Deltës.

Ministrja Manastirliu përsëriti thirrjen drejtuar të pavaksinuarve për t’u imunizuar si e vetmja formë mbrojtëse edhe ndaj mutacionit të ri të koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani