Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vasili: PS-ja rrezikon shpërbërjen për shkak të Edi Ramës

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 10:51 | Politikë
Vasili: PS-ja rrezikon shpërbërjen për shkak të Edi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se vendi ndodhet në situatë kritike që nga dita kur qeveris Edi Rama.

Sipas tij, bëhet fjalë për një emergjencë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vetë Partinë Socialiste.

“Jemi në situatë kritike që ditën që qeveris Edi Rama. Është emergjencë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Partinë Socialiste, pasi për shkak të Edi Ramës rrezikon shpërbërjen e saj, pasi kurrë nuk ka qenë vendosur në pozicione antikombëtare dhe me një model politik që çon Shqipërinë drejt përplasjes”, theksoi Vasili.

Në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, Vasili tha: “Presidenti ka anuluar datën e zgjedhjeve për arsye shumë të fortë: prag konflikti civil. Sot nuk kemi datë të re zgjedhjesh dhe dua të kujtoj se Edi Rama, në vitin 2017, u tërhoq 2 ditë para zgjedhjeve dhe nga 7 maji zgjedhjet u bënë në 25 qershor. Edhe në 2007, nga 7 janari u bënë zgjedhjet në shkurt, me kërkesë të Edi Ramës për një certifikatë lindjeje. Pra, kur Edi Rama kërkon të shtyhen zgjedhjet, shtyhen; kur të tjerët e kërkojnë këtë për të mirën e vendit, është çmenduri”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë