Vasilika Hysi në A2: SPAK-u dhe Byroja nuk janë “shkopi magjik”, duhet bashkëpunim – A2

Vasilika Hysi në A2: SPAK-u dhe Byroja nuk janë “shkopi magjik”, duhet bashkëpunim

Vasilika Hysi, nën kryetare e Kuvendit dhe anëtare e Komisionit të ligjeve për A2 komentoi sot krijimin e organeve të drejtësisë.
Sipas zonjës Hysi, pas ngritjes të dy komisioneve të KLP-së dhe KLGj-së, “nga ky moment politika duhet të heshtë, dhe brenda tre ditëve këshilli i lartë gjyqësor dhe ai i Prokurorisë duhet të organizojnë mbledhjen e parë në mënyrë që të përzgjedhin kryetarët dhe të fillojnë veprimtarinë, se jemi me shumë vonesë”.
Hysi është besimplotë që KLP dhe KLGJ që janë “qeveria e sistemit gjyqësor dhe qeveria e prokurorisë”, në javët në vijim do të prodhojnë aktet e para nënligjore.