Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vasilika Hysi: Nuk ka opozitë të re, ka opozitë me deputetë të rinj

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 11:02 | Politikë
Vasilika Hysi: Nuk ka opozitë të re, ka opozitë me deputetë

Nën kryetarja e parlamentit Vasilika Hysi ishte e ftuar në A2 për të folur mbi zhvillimet e fundit në një Parlament të pazakontë ku dominon një parti dhe opozita zyrtare e ka braktisur atë.

Po si është të drejtosh seancat e parlamentit pa opozitën?

Hysi vlerëson se “është për të ardhur keq”, por thekson se “të paktën nga fundi i mandatit të pare dhe të dytin e kësaj Qeverie, opozita nuk ka qenë e pranishme në Parlament, më ka rastisur shpesh që edhe kur ka qenë e pranishme ka tentuar të prishe seancat plenare”.

Ajo nuk preferon termin “opozita e re” që cilëson deputetët që kanë marrë mandatet e djegura ose kanë refuzuar t’i dorëzojnë, por flet për “ një opozitë që nuk është e re, por me deputetë të rinj, të dalë nga listat e 2017”.  Edhe pse Hysi pohon situatën e pazakontë, dhe që “nuk i kemi dëgjuar këta deputetë për të vlerësuar rolin e tyre opozitar”, thekson se “ vura re që ata nuk ishin pa përvojë politike”.

Mbetet akti politik i liderave të partive, “akt vetëvrasës që nuk do ta kishim menduar kurrë”, dhe një protestë që sipas saj nuk është rezultati i një revolte popullore, por një vendim i drejtuesve. Si provë jep faktin që “ditët e protestës bashkitë e drejtuar nga opozita kanë qenë bosh, nuk kishte qofte edhe një punonjës”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli