Vatra e infeksionit në QSUT, shefi i Kirurgjisë: Ja si mund të jetë përhapur virusi në spital

Një infermiere rezulton si shkaktarja e infeksionit të 33 vetave personel mjekësor në QSUT. Sot u raportuan 26 raste të reja me Covid-19, të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Ajo çfarë duket shqetësuese gjatë ditëve të fundit është Qendra Spitalore Universitare, e cila është vatra më e re në kryeqytet.

Shefin i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, rrëzoi kategorikisht pretendimet se infermierja është rikthyer në punë edhe pasi kishte marrë përgjigjen e analizave ku kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Gjata dha edhe një variant se si mund të jetë përhapur virusi brenda spitalit.