Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vazhdon lufta SHBA-Huawei, gjigandi kinez padit qeverinë amerikane

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 11:44 | Teknologji
Vazhdon lufta SHBA-Huawei, gjigandi kinez padit qeverinë amerikane

Ashpërsohet lufta me Huaweit dhe Uashingtonit. Gjigandi I teknologjisë paditi qeverinë amerikane lidhur me urdhrin që kufizon agjencitë federale të përdorin produktet e tij. Kompania tha se shtetet e bashkuara nuk kishin ofruar prova për të mbështetur vendimin. Ajo mohoi gjithashtu akuzat për lidhje me qeverinë kineze.

“Njoftojmë se depozituam padinë kundër qeverisë amerikane. Ajo ka vepruar në mënyrë jo kushtetuese duke dëmtuar rëndë reputacionin e Huawei. Urdhri bazohet në përfundime të rreme e të paprovuara”, tha Song Liuping, përfaqësues ligjor i Heawei. Kompania kineze sfidon kushtetutshmërinë e seksionit 889 të aktit të autorizimit të mbrojtjes kombëtare. Padia u depozitua në një gjykatë federale në Teksas.

Shtetet e bashkuara kanë kufizuar përdorimin e produkteve të Huaweit, duke cituar shqetësime për sigurinë kombëtare. Uashingtoni ka lobuar gjithashtu tek aleatët të bëjnë të njëjtën gjë. Disa shtete, mes tyre Australia dhe Zelanda e Re, kanë ndaluar kompanitë e telekomunikacionit të përdorin pajisjet Huawei në rrjetet e gjeneratës së re 5G.

A2 CNN Livestream

Dita jonë