Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vdekja e Al Baghdadi, moment vendimtar në luftën kundër terrorizmit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 16:20 | Bota
Vdekja e Al Baghdadi, moment vendimtar në luftën kundër

Lideri i ISIS, Abu Bakr Al Baghdadi shpërtheu jelekun me eksploziv në një tunel ditën e shtunë, pasi u rrethua nga forcat amerikane në një kompleks sirian. Kjo, sipas presidentit amerikan, Donald Trump: “Ai vdiq si qen. Ai vdiq si frikacak”.

Bagdadi survejohej prej disa javësh para misionit. Javën e kaluar presidenti u informua mbi planet e sulmit. “Ai i shqyrtoi ato, bëri disa pyetje shumë të rëndësishme dhe zgjodhi opsionet që kishin më shumë mundësi për sukses”, tha Mark Esper, sekretar i mbrojtjes.

Ofensiva nisi në 5 të pasdites së të shtunës, kur 8 helikopterë me trupat elitë amerikane, përfshirë forcat delta, fluturuan për gati 1 orë e 10 minuta në territor shumë të rrezikshëm në drejtim të kompleksit në Bagdad.

Bashkë me Al Baghdadin vdiqën edhe 3 fëmijët e tij, ndërsa dy prej grave të tij u vranë. Sipas Trump, u vranë gjithashtu dhjetëra luftëtarë të ISIS. Pamjet nga misioni u realizuan nga një aktivist sirian. Pjesëtarë të administratës Trump, të cilët mbikëqyrën sulmin nga dhoma e kontrollit, e mbajtën të fshehur misionin. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi publikoi një deklaratë ku e cilësonte të rëndësishme vdekjen e Al Baghdadi, por shtoi se Dhoma e Përfaqësuesve duhej të informohej mbi strategjinë e administratës në rajon. Megjithatë, demokratët janë në një mendje me presidentin. Vdekja e Al Baghdadi është një moment kyç në luftën kundërterrorit.

“Ky është progres. Është lajm i mirë mbi luftën kundër kërcënimit terrorist nga grupe si ISIS e Al Kaeda”, tha Tulsi Gabbard, ligjvënëse demokrate. Vdekja e Al Baghdadi shënon fundin e përpjekjes shumë-vjeçare për gjetjen e një prej terroristëve më të kërkuar në botë, njeriun që shpalli të ashtuquajturin kalifatin Islamik në Irak dhe Siri në vitin 2014. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani