Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vdekja e Epstein, rrjeti mbushet me teori konspirative

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 15:19 | Bota
Vdekja e Epstein, rrjeti mbushet me teori konspirative

Vdekja e financierit të profilit të lartë Jeffrey Epstein po shoqërohet me teori konsiprative nga më të ndryshmet. 66 vjeçari i cili ishte në pritje të gjykimit për trafikim seksual dhe komplot, vrau veten në një qeli të Nju Jorkut.

Ai akuzohej se drejtonte një rrjet te gjerë vajzash nën 18 vjeç, të cilat shfrytëzoheshin për seks. Epstein njihej për miqësinë me kreun e shtëpisë së bardhë Donald Trump, ish presidentin Bill Klinton dhe princin Andrew i Anglisë. Shumë prej zërave po përqendrohen në atë që politikanët mund të dinë për krimet e pretenduara të Epstein dhe nëse disa mund të kenë dashur të vdekur atë.

Hashtagu “Vrajsa e Epstein” ishte mes më të shpërndarëve gjatë fundjavës. Imazhe satirike dhe meme që sugjeronin gjithçka; nga vetëvrasja e rremë tek një vrasje e orkestruar, u shpërndanë mijëra herë. Facebook, Twitter dhe YouTube u mbushën më teori mbi atë që mund ti ketë ndodhur financierit.

https://a2news.com/2019/08/11/polemika-ne-shba-dyshime-per-vetevrasjen-e-mikut-te-trump-dhe-clinton/

 Pjesë e spekulimeve u bënë edhe politikanë e gazetare, të tille si prezantuesi i NBC Joe Scarborough.

“Një njeri që kishte informacione që do të shkatërronin jetët e të pasurve dhe të fuqishmëve vdes në burg. Sa e parashikueshme. Tërësisht ruse”, deklaroi ai.  

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blasio tha më herët se vdekja e Epstein ishte e leverdishme për personat e tjerë të inkriminuar. Epstein kishte tentuar të vetëvritej edhe në muajin korrik, e sipas raporteve fillestare ishte nën mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet burgut.

https://a2news.com/2019/08/10/vetevritet-ne-qeli-miliarderi-i-akuzuar-per-skandale-seksuale/

Kjo ngriti pikëpyetje që si ka mundur të vetëvritej ndërsa ishte në monitorim. Më vonë u sqarua se Epstein ishte hequr nga mbikëqyrja për vetëvrasje të mundshme pak para vdekjes. Kjo bëri që teoritë e konspiracionit të fokusoheshin tek marrja e këtij vendimi. Mes teorive më jorealiste ishin ato që sugjeronin përfshirje të çiftit Klinton ose Donald Trump-it.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani