Veliaj: Historinë nuk e bëjnë ata që djegin goma

Aksioni opozitar dhe bllokimi i rrugëve në disa qarqe të vendit është komentuar sot nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Sipas Erion Veliajt, historinë e vendit dhe të Tiranës nuk e bëjnë ata që djegin goma e bllokojnë rrugë.