Veliaj ironizon: “Protesta e opozitës? Mundësi e mirë për turizmin”

Në 14 mars “nuk ra shi me gjyma” në Tirane, por Erion Veliaj thotë se nuk mund te dale mbi kohën. Në një intervistë për A2 Cnn kryetari i bashkisë thotë se në 17 mars do të zhvillohen mbi 50 aktivitete në Tiranë.
Veliaj flet me tone ironike edhe për protestën e opozitës në 16 mars, duke e cilësuar si “një mundësi të mirë për turizmin e kryeqytetit, mezi e pres sepse vijnë shumë njerëz dhe shpenzojnë lekët që i japin deputetët, dhe zhvillojnë ekonominë e qytetit tonë”.
Tashmë kandidat zyrtar i Partisë Socialiste për mandatin e dytë te bashkisë, Veliaj është në pritje të kandidaturave rivale. “Mezi e pres, një dy disa, se duke patur një debat do të kemi edhe diskutime se kush mund ta bëj më mirë këtë punë”.
Ndërkaq ditën e dielë Veliaj fton qytetaret t’i bashkohen festimeve dhe mbi 50 aktiviteteve që do të zhvillohen ne tiranë duke shpresuar që koha mos të zhgënjejë përsëri.
“Unë nuk ja inat me kohën. Nuk kishim pse të strapaconim njerëzit, kur moti nuk na lejon. Ne nuk e kemi me normë, sa për të kaluar radhën, e bëjmë që të kënaqemi. Kush mendon se mund ta bëj më mirë, të paraqitet në zgjedhje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN