Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Veliaj nga Sharra: Projekti i Bashës i trajtonte mbetjet më shtrenjtë se sot

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 19:39 | Politikë
Veliaj nga Sharra: Projekti i Bashës i trajtonte mbetjet më

Debatit të ditëve të fundit për impiantet e përpuninim të mbetjeve i është bashkuar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa vizitoi impiantin e Sharrës, Veliaj tregoi dokumentin me firmën e Bashës, ku sipas kreut të bashkisë, projekti i mëparshëm do të trajtonte mbetjet me 37euro për ton, ndërkohë që sot kjo kosto është 29 euro.

“Para pesë vitesh kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha i dha OK një plani, i cili ishte shumë ndryshe nga ky plan. Ishte një plan që propozonte një pagesë 37 euro për ton. Çdo ton qyteti do paguante 37 euro. Ndërkohë që, që në fillim qyteti do të paguante 34/6 mln euro kompanisë.

Sot realiteti është krejt ndryshe. Ne jo vetëm që nuk e paguajmë këtë 36.4 mln euro, por ne në vend që të paguajmë 37, paguajmë në fakt 29 euro për ton.

Pra Lulzim Basha do paguante për ton në bashkinë dhe qeverinë e tij, 8 euro më shumë. 1 mijë euro në ditë, 8 mijë euro më shumë. 365 ditë, 3 milionë euro më shumë në vit. Luli nuk ka hall pse qyteti po kursen”, u shpreh Veliaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli