Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Veliaj: Protesta e opozitës? Një "lemzë" pa sens, por vendi ka parë çudira më të mëdha

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 21:35 | Politikë
Veliaj: Protesta e opozitës? Një "lemzë" pa sens, por

Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe Erion Veliaj nuk ndihet i papërgatitur, madje i fortë nga projektet e mandatit të parë dhe ato që ka projektuar për të dytin, ku ai mendon se ka bërë për vete ‘mazhorancën e heshtur” të elektoratit, që do t’ i sigurojnë fitoren.  

E gjithë kjo në një situatë politike aspak të thjeshtë. “Nuk është diçka e zakontë, është e paprecedente dhe e pasuksesshme. Ndërkombëtarët i kemi dëgjuar, por do të jetë shumë e vështirë edhe që këto parti të rikthehen tek elektorati dhe të kërkojnë mandate, nga momenti që kanë lënë punën përgjysmë”.

Kryebashkiaku i Tiranës e cilëson ngërçin, duke e parë në prizmin e historisë,  si një “lemzë pa sens” duke nënvizuar që vendi ndër vite ka përjetuar “çudira edhe më të mëdha”.

E çuditshme Veliajt mund t’i duket edhe deklarata e presidentit Meta për hipotezën e dorëheqjeve si mjet për të shpëtuar nga “junta ushtarake”, por ai eklipson debatin duke shtuar se “sot kam qenë gjithë ditën në punë, nuk kam komente”.

Deklaratën e një presidenti Veliaj e ka dëgjuar, atë të Bujar Nishanit për parkun e lodrave të Liqenit Artificial, dhe sipas tij “jo vetëm gaboi por uli ndjeshëm pritshmëritë për PD-në”.

Sipas Veliajt, duke tentuar kapitalizimin politik të çështjeve si parku i lodrave ose Teatri Kombëtar, (“nuk po e shkatërrojmë, po ndërtojmë një të ri”) opozita nuk do të shkoj larg, ndërkohë që bashkia do të rrisë ritmet e projekteve.

Risku i betonizimit? Aspak i justifikuar, përtej “populizmit të atyre që vijnë në Tiranë të fundit dhe mbyllin derën për të tjerët dhe na tregojnë si menaxhohet qyteti”, sepse janë rreth “ 5 persona në vit” që transferohen, kryesisht studentë që më pas mbeten në kryeqytet, sepse Tirana, sipas tij, është ende qyteti që preferohet për të jetuar.

Projektet vazhdojnë por përtej atyre madhore, që kryebashkiaku quan “ikonike”, si sheshi Skendërbej që po fiton çmime në Evropë, janë mikroprojektet  si“ rrugët në Krrabë dhe në Zall-Herr, apo 43 këndet e lodrave” në lagjet e kryeqytetit, ato që do t’i sigurojnë fitoren në 30 qershor.

Ndërkohë, të shtunën hapen dyert e një Kongresi ku fjala “bashkëqeverisje” do të jetë sipas tij parësore, por që përgatitet edhe për raste bojkoti. “ Do të prezantohen rreth 100 anëtarë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, në rast se nuk do të ketë kundër ofertë, që Këshilli të jetë i plotë dhe të përfaqësojë çdo shtresë të popullsisë” në mënyrë që asnjeri mos të gjendet i pa përfaqësuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani