Veliaj publikon projektin e teatrit të ri: Në pronën e vet 6 herë më i madh

Një ditë pasi u shemb godina e Teatrit Kombëtar, Erion Velia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, publikoi projektin e teatrit të ri.

“Patëm një votim unanim me 60 vota për ecjen përpara të qytetit tonë. Njerëzit janë zgjedhur për të marrë vendime të vështira. Nëse do të kishin qenë të lehta do i kishin marrë të tjerët para nesh, Basha. Nuk është e lehtë të zgjohesh në mëngjes me mallkime. Ishte një vendim i vështirë, por i drejtë. Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një teatër 8930 m2, pra janë trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë”, theksoi Veliaj.