Veliaj vijon fushatën: Zgjedhjet me 30 qershor, e kemi detyrim kushtetues

Edhe pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti i Republikës, mazhoranca vijon fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga Baldushku, kandidati socialist Erion Veliaj deklaroi se në 30 qershor e gjithë Shqipëria do të shkojë në zgjedhje.

“Në 30 qershor do të kemi zgjedhje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk do as mend as kalem, as dekret as sekret”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj shtoi se “opozita është në pikë të hallit”, dhe se nuk duan “t’ia dinë për njerëzit”.

Veliaj sulmoi qëndrimin e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, ndërsa u shpreh se zgjedhjet vendore janë detyrim kushtetues dhe se në korrik të zgjedhurve u mbaron mandati.

Shkarkoni aplikacionin e A2