Vëllai i Admir Muratajt: Nuk bëhem bashkëpunëtor i Prokurorisë

Vëllai i Admirit, Can Murataj, përjashton mundësinë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur grabitjen ku mbeti i vrarë dhe vëllai i tij. Pyetjes së A2 CNN se nëse do të bashkëpunonte me prokurorinë dhe policinë për të gjetur grabitësit e tjerë, Murataj u tërhoq nga deklarata e një jave më parë kur tha se do të gjente personat që e hodhën vëllain e tij në rrugë.

“Nuk jam bashkëpunëtor i Prokurorisë, nuk quhem kurrë. Qajmë hallet, po të jem bashkëpunëtor, tre vjet burg. Kur të krijoj mendjen time me Policinë do t’i qajmë hallet, por deri tani problemi kryesor ka qenë të përcjellim vëllain”, thotë Murataj.