Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vendimi i KiE, Cakaj: Nuk merremi me logjistikë organizatash

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 16:57 | Politikë
Vendimi i KiE, Cakaj: Nuk merremi me logjistikë organizatash

Ndërsa për ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj vendimi i Këshillit të Evropës është një "çështje logjistike". Ai theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e faktorëve më relevantë se Këshilli i Evropës, por shprehu urimin që çështjet e brendshme të mos kthehen në kushte të reja, në rrugën evropiane të vendit.

Tërheqja e vëzhguese të Këshillit të Evropës, nuk përbën shqetësim për ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, për aq kohë sa Shqipëria ka mbështetje të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë me rendësi.

https://a2news.com/2019/06/26/keshilli-i-europes-anulon-misionin-vezhgues-ne-zgjedhjet-e-30-qershorit/

“Nuk më takon të komentojë mbi problematikat logjistike të organizatave që nuk mund të vijnë në Shqipëri, por më takon të them që zgjedhjet e 30 qershorit përveç se të bazuara në kushtetutë janë të mbështetura nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, deklaroi ministri Cakaj.  

Cakaj refuzoi të komentonte deklaratat e presidentit kohët e fundit, por kritikoi sjelljet aventuriere të disa institucioneve që mund të cenojnë sipas tij suksesin e padiskutueshëm drejt integrimit.

Por pavarësisht se këmbëngulin se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, qeveria shqiptare duket se i trembet  jo pak kësaj date.

A2 CNN Livestream

Dita jonë