Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vendimi për Muçin, KLP: Pas vettingut, humbet edhe statusin e prokurorit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 14:42 | Aktualitet
Vendimi për Muçin, KLP: Pas vettingut, humbet edhe statusin e

Vendimi i Kolegjit të Apelimit për shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, është vendimtare dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorëve.

Besnik Muëi humbet edhe statusin e prokurorit me përjashtimin e tij nga vettingu.  Ditën e hënë KLP pritet të shpallë largimin e tij edhe si magjistrat, duke i hequr të drejtën e ushtrimit të detyës si prokuror. Për KLP, vendimi i KPA është i formës së prerë.

Besnik Muçi kandidoi për prokuror në SPAK dhe emri i tij u fshi nga lista e 15 prokurorëve pas kandidimit të tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Por ai ka qenë fillimisht subjekt vlerësimi në dy shkallët e vettingut si prokuror, jo si gjyqtar. Bashkë me heqjen e statusit si prokuror, Besnik Muçi humbet të drejtën për të ushtruar detyrën si magjistrat në sistemin e drejtësisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë