Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vendoret 2019, cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon në zgjedhje

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 10:08 | Politikë
Vendoret 2019, cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendi

Pas mbërritjes së opinionit të “Venecias”, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot në një seancë për fatin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Sikurse ndodhi në seancën e fundit, në qershor të këtij viti, edhe seanca e sotme mund të zgjasë për më shumë se 9 orë.

Në seancën e shkuar, Gjykata vendosi të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias nëse zgjedhjet janë kushtetuese apo jo. Komisioni i Venecias dha opinionin se Presidenti Meta ishte në tejkalim të kompetencave kur dekretoi shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Arsyeja e këtij konflikti ligjor në dyert e Kushtetueses ishte bojkoti i opozitës, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje. Për Venecian, kjo s’është shkak për t’i konsideruar antikushtetuese.

Cilado qoftë vendimmarrja, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme vendore. Nëse Gjykata do të vendosë që zgjedhjet ishin antikushtetuese atëherë do të mbahen zgjedhje të parakohshme në të gjithë vendin. Nëse Gjykata vendos që zgjedhjet ishin kushtetuese, atëherë do të mbahen zgjedhje të parakohshme, të pjesshme, në ato bashki që kanë mbetur pa kryetar, 6 në total.

https://a2news.com/2021/10/19/venecia-nuk-ndryshon-qendrim-presidenti-tejkaloi-kompetencat-dhe-kushtetuesja-smund-te-gjykoje-vendoret/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli