Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vendoret, Rama me kandidatët: S’ka shtyrje, nuk do cenohet asnjë votues

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 17:13 | Politikë
Vendoret, Rama me kandidatët: S’ka shtyrje, nuk do cenohet asnjë

Dy vite më pas, po nga Pallati i Kongreseve, ndoshta e zgjedhur qëllimisht, Edi Rama fton sërish Lulzim Bashën për dialog.

“Jam i gatshëm të ulem me Lulzim Bashën dhe t’i ofrojë gjithçka ka në dorë shumica qeverisëse. Kushte nuk kam. Kushtetutën e kemi të njëjtë”, tha Rama.

Përvjetori i marrëveshjes historike që futi PD-në në zgjedhjet e shtyra të 2017, i gjeti të ndarë kryeministrin dhe liderin e opozitës, por me një retorikë të ngjashme me atë të para 18 majit të atij viti.

Para kandidatëve socialistë për kryebashkiakë, Rama analizoi dhe arsyet pse ajo dakordësi dështoi dhe pse nuk do të ketë të ngjashme në majin e 2019-s. “Ajo marrëveshje nuk funksionoi sepse PD ka ndërruar qime, por jo zakon”, tha Rama.

Krahas detajeve të kodit të ri penal të përmendura shpesh këtë muaj, Rama zbuloi dhe një tjetër penalizim për dhunuesit e zgjedhjeve.

Në pjesën me dyer të mbyllura, kandidatëve për bashkitë u kërkoi të mos përsërisin 96-n, e të mos fusin në kuti vota tepër pavarësisht pse pa kundërshtar. Ndërsa gjatë transmetimit live nuk munguan dhe autokritikat.

Përgjimet për bashkiakët e tij apo ish-ministrat kryeministri i hodhi poshtë, ndërsa u kërkoi të tijve të fotografojnë apo filmojnë çdo kënd që i prish ato. Por përveç mesazheve të kryetarit, vëmendjen e socialistëve e mori dhe parade e komunitetit LGBT, që gjithashtu muajin maj e kanë të rëndësishëm në kalendar. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli