Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Verifikimi i listave në Kosovë, KQZ: Më 20 janar, mësohet kush mund të kandidojë

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:03 | Kosova
Verifikimi i listave në Kosovë, KQZ: Më 20 janar, mësohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë kërkon nga Këshilli Gjyqësor të tregojë nëse në listat e partive me kandidatë për deputetë ka emra që duhen skualifikuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se e njëjta kërkesë u është drejtuar edhe pesë institucioneve të tjera. Një përgjigje, për listat me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet të jepet më 20 janar, pas verifikimeve.

“Germat ‘a’, ‘p’ dhe ‘q’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit. Prandaj, kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri(3) vitet e fundit”, tha Elezi.

Kjo bëhet për të shmangur zhvillime si ato të vitit të kaluar kur gjykata kushtetuese konstatoi se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime pasi një deputet rezultonte i dënuar. Sipas Kushtetutës, çdo person që në tri vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.”

Në procesin e verifikimit të listave me kandidatë për zgjedhjet e 14 shkurtit është përfshirë Këshilli Gjyqësor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë