Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vetëm 2 raste të reja me koronavirus në Kosovë, Hoti: 6 në gjendje më të rëndë

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 10:14 | Kosova
Vetëm 2 raste të reja me koronavirus në Kosovë, Hoti: 6

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti, foli në një lidhje me “Skype” në A2, ku u shpreh se 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 2 raste të reja me koronavirus.

“Dje kishim vetëm 2 raste pozitivë, krahasuar me 24 raste që kishim të hënën”, u shpreh Hoti.

Më tej, ai bëri të ditur se nga 63 persona të prekur, 6 ndodhen në gjendje më të rëndë. “Në bazë të raportit të fundit, janë 63 rastet e konfirmuara me Covid-19, ndërsa një person ka humbur jetën.

Ne kemi 24 pacientë të shtruar në spital, nga të cilët 6 raste janë me një situatë të rënduar në oksigjeno-terapi. Personat në gjendje të rëndë janë të moshave të ndryshme. Aktualisht nuk ka të dyshuar nga personeli mjekësor”, u shpreh Hoti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë