Vetëm në Paris… gatime “me tre yje Michelin” në kohë pandemie

Trofta krudo me salcë kosi, shkurta me lulelakër dhe salcë bajame. Edhe pse në kohë jo normale, shefi i tre yjeve Michelin, Guy Safoy, nuk heq dorë nga gatimet cilësore. Një nga kuzhinierët më të famshëm në botë, hapi një nga katër restorantet e tij në Paris, “La Chiberta”, afër Harkut të Triumfit, vetëm për dërgesa, pasi Franca zbuti pjesërisht disa kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit në fillim të këtij muaji. “La Chiberta” fitoi yllin Michelin në vitin 2005. Për të kënaqur dëshirat e njerëzve që preferojnë kuzhinën e cilësisë së lartë, restoranti ofroi një meny për 55 euro, ose gjysma e menysë së rregullt. “Donim t’u tregonim njerëzve që jemi akoma këtu dhe që ekziston gjithmonë mundësia për të ngrënë diçka me cilësi të mirë”, deklaroi shefi ekzekutiv i grupit të restoranteve, Guy Savoy. “Ne e kuptojmë që nuk na harrojnë, sepse çdo ditë kemi rreth 35-38 porosi”.