Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Veterani i UÇK: Duam të luftojmë në Ukrainë, hiqni ligjin e dënimit

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 17:01 | Kosova
Veterani i UÇK: Duam të luftojmë në Ukrainë, hiqni

Feriz Deliu, i njohur ndryshe si Komandant Kabashi, së bashku me dhjetëra veteranë të UÇK-së kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar vullnetarisht luftës për mbrojtjen e Ukrainës. Rusinë sot e shohin si Serbinë dje, ndaj kërkojnë që t’iu vijnë në ndihmë civilëve të pambrojtur.

Edhe pse Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet të pavarur, komandant Kabashi thotë se kjo nuk është arsye për të mos i shtrirë dorën një populli që ka nevojë. 

“Është një luftë e drejtë, çlirimtare, nuk është luftë terroriste. Duhet t’i ndihmojmë. Rusia e ka ndihmuar Serbinë në luftën me Kosovën, e tani Serbia është krahë Rusisë. Ne duhet të mbrojmë Ukrainën”, tha Deliu.

Mosha nuk e tremb dhe mbështetet tek përvoja e madhe e tij. Një arsye tjetër se përse Komandant Kabashi do të shkojë në këtë luftë, janë edhe shqiptarët e Ukrainës.

Por vullneti dhe dëshira ndeshin në pengesa të forta. Në Kosovë një shtetas që shkon në luftë të huaj dënohet nga 8 deri në 15 vite burg sipas ligjit të vitit 2014. Kuvendi nuk miratoi heqjen e kufizimit të pjesëmarrjes në luftë në rezolutën që miratoi këtë të enjte për mbështetjen e Ukrainës.

Komandant Kabashi i bëri thirrje ambasadës ukrainase në Shqipëri, e cila ditët e fundit shpërndau një njoftim përmes të cilit kërkonte vullnetarë për luftë. Shqipëria gjithashtu ka një ligj që ndalon shtetasit e saj të luftojnë në territorin e një shtetit tjetër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë