Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Vetingu” në Gjykatën e Strasburgut, drejtësia me një apo dy standarde për joeuropianët?

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 10:45 | Aktualitet

Më shumë se 100 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga procesi i vetingut e rreth 70 të tjerë të tërhequr vullnetarisht, pa pranuar t’i nënshtroheshin filtrave të drejtësisë së re. Natyrisht, të pakënaqur nga reformimi që solli shkarkimin e tyre, ishin të gjithë pa përjashtim, por disa prej tyre pretenduan për parregullsi, procese të padrejta, cenim të figurës e jetës familjare e vendimet të pabazuara në prova e ligj. Ky grup i njerëzve të drejtësisë së djeshme të drejtën e kërkuan në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e jo pak, 30 padi të tilla janë adresuar nga Shqipëria. Ditën e djeshme, Strasburgu dha fjalën e parë për dosjen e parë të shqyrtuar, Altina Xhoxhaj, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e shkarkuar në maj të vitit 2018. Gjykata Europiane nuk i dha të drejtë, duke i cilësuar procedurat drejt shkarkimit të saj të rregullta dhe proporcionale. Si e lexuan vendimin e parë të kësaj gjykate e cila ishte ndoshta, shpresa e fundit e mbetur e ndezur për të përjashtuarit e drejtësisë? A është ky sinjali që paralajmëron vazhdimësinë e sagës për të gjitha ankimimet që dalin nga kjo reformë e pazakontë shqiptare? Për të folur për këtë çështje dhe për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ishin të ftuar në Ditari në A2 Besnik Muçi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe gazetari Armand Bajrami, i cili ka ndjekur çdo fazë të reformës nga nisja e deri në rezultate.

A2 CNN Livestream

Dita jonë