Vetingu në KLP, Vate Stakaj, i vetëm në garën për anëtar të këshillit

Ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorëve votoi për kandidatët e tij, Vate Stakaj, s’do ta mendonte që me deklaratën e tij do të ishte i denjë për këtë post.

Edhe pse fjala e tij për vetting pa ankim do të shkaktonte humor në sallë. Sot, prokurori i Shkodrës, është kandidati i vetëm për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokuroreve.

Pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit nga Kolegji i Apelit për mos justifikim të pasurisë dhe
integritet të figurës së prokurorit, Stakaj ishte i vetmi që aplikoi për garën e anëtarit të ri të KLP-së.

Data përfundimtare për aplikimin ishte 20 marsi dhe Stakaj është i vetmi prokuror, që iu përgjigj thirrjes se Prokurores së Përgjithshme për aplikim. Sevdari u shkarkua si anëtare e Këshillit e Lartë të Prokurorisë nga Kolegji i apelit, dy javë më parë, pasi ka të dhëna se ajo nuk justifikon pasurinë duke cenuar figurën e Prokurorit.

Stakaj do të zëvendësojë Sevdarin në këtë këshill, ndërsa Kolegji i Apelit pritet të kalojë
në sitë të tjerë anëtarë të tij, që nuk e kanë kaluar shkallën e dytë të vettingut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN