Vetting edhe për noterët, hiqet licensa nëse mungon integriteteti dhe besueshmëria

Qeveria kërkon që procesin e vetingut ta shtrijë edhe tek noterët. Ekzekutivi ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime në ligjin ekzistues për noterinë. Në relacionin e nismës së re theksohet se Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve nën motiromin të shtuar, e njohur si lista gri përsa i përket pastrimit të parave ndaj duhen ndërmarrë masa shtesë deri në revokim të licensës së noterit, që ka abuzuar me firmën e tij.