Vettingu në polici, procesi do zgjasë më shumë se 2 vite, fillohet nga Drejtori i Përgjithshëm

Pas shumë debateve dhe kthimit te ligjit nga presidenti Meta, tashmë procesi i vettingut në Policinë e Shtetit ka nisur zyrtarisht. 45 dosjet e para do të kalojnë në sitën e komisionit të jashtëm të vlerësimit, ndërkohë që do të nisin me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
të gjithë efektivët do t’i nënshtrohen tre kritereve: pasurisë, pastërtisë se figurës dhe profesionalizmit në punë.
Mësohet se dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse. Procesi për 31 drejtuesit e policisë së shtetit, 2 të gardës dhe 12 të Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat (SHÇBA) do të mbahet tek godina e Gardës së Republikës.
Për çdo efektiv policie do të zhvillohet seancë e hapur dëgjimore, pas procesit të hetimit administrativ ndërkohë që deri më tani 98% e punonjësve të policisë kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, ndërsa procesi pritet të zgjasë më shumë se 2 vite.
Pas përfundimit të fazës së parë, vettingu do të bëhet nga Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat. Përfshirja e kësaj strukture u be me kërkesë të ministrit Sandër Lleshaj, sepse sipas tij do t’i kursente buxhetit të shtetit rreth 2.5 milionë dollarë.

  • LAJMI I FUNDIT | Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
  • LAJMI I FUNDIT | Mediat kosovare: Dorëheqja e kryeministrit Haradinaj, e parevokueshme
  • LAJMI I FUNDIT | Haradinaj njoftoi dorëheqjen pas mbledhjes së qeverisë
  • LAJMI I FUNDIT | Mediat: Dorëheqja, pasi Haradinaj është thërritur nga Gjykata Speciale