Video e grabitjes së argjendarisë në Elbasan – A2

Video e grabitjes së argjendarisë në Elbasan

A2 sjell pamjet ekskluzive të grabitjes së armatosur me dhunë të një argjendarie në qytetin e Elbasanit mëngjesin e 15 shkurtit.

Në pamje shihet qartë autori i grabitjes, Astrit Thaçi, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa hyn në dyqanin e floririt si klient dhe i kërkon shitëses të shikojë disa nga artikujt.