Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Video e plagosjes ku dyshohet si autor Santiago Malko

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 11:42 | Aktualitet

Santiago Malko, ish-efektivi i Policisë i cili u ekzekutua më 27 gusht brenda makinës së tij, ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale. Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudios, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Juxhin dhe Rivelino Mumajesi. Ngjarja është ende pa autor, por Malko është i dyshuari kryesor. Në një video që A2 zotëron, shihet se si dy vëllezërit plagosen në hyrje të një lokali, pasi dikush nga rruga qëllon mbi ta. Të dy personat janë të paarmatosur dhe siç shihet në video, hedhin karrige në drejtim të rrugës për t’u mbrojtur. Njëri prej tyre shtrihet në tokë pas plagosjes në bark, ndërsa tjetri është i plagosur në këmbë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë