Videoja me kokainë, ekspertët: Nuk duhet të nisë procedimi, nuk ka vepër penale

Çështja e videos së publikuara së fundmi nga gazetari Artan Hoxha ku shfaqet një person që dyshohet të jetë kryetari i bashkisë së Bulqizës duke konsumuar lëndë narkotike ka shkaktuar reagime të shumta.

Por çfarë mendojnë ekspertët ligjorë për këtë rast? Sipas avokatit Bashkim Sulstarova, për ngjarjen në fjalë nuk ka asnjë provë materiale për ta vënë personin që shfaqet në video përpara përgjegjësisë penale, por thjesht një indicie. Ai shprehet se kjo nuk është një vepër penale, por çështje morale.