Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vidhnin në mes të ditës, në pranga kreu i grupit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 19:24 | Kronikë
Vidhnin në mes të ditës, në pranga kreu i grupit

Policia arrestoi autorin kryesor të vjedhjeve në Tiranë, i shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Sezoni”.

Në pranga ra Arjan Rrupa, banues në Durrës, ndërsa në shtëpi iu gjetën euro, lekë dhe sende të vjedhura në banesa të ndryshme. Një ditë më parë, policia arriti të arrestojë dhe 3 të tjerë pjesë e grupit, ndërsa dy persona u shpallën në kërkim.

Grupi vepronte kryesisht ditën, ndërsa arrinin të kryenin vjedhjet krejt të pashqetësuar nga askush, edhe pse në qendër të kryeqytetit.

Të akuzuarit, mes tyre dhe një 33-vjeçare, dyshohet se janë autorë të 7 vjedhjeve të tjera, të gjitha në Tiranë. Vjedhjet kryheshin pa u fshehur, pa maska dhe në kohën kur pronarët e shtëpive ishin larguar për pushime.

Hajdutët, pasi siguroheshin se të zotët e banesave nuk ndodheshin aty, thyenin bravat e shtëpive, ndërsa 33-vjeçarja i shiste bizhuteritë jashtë vendit.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani