Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

"Vija e kuqe është shkelur", shoqatat e eksportuesve: Analizat për rënien e euros, të paplota

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 15:27 | Ekonomi
"Vija e kuqe është shkelur", shoqatat e eksportuesve:

“Vija e kuqe” në kursin e këmbimit është shkelur dhe për shoqatat eksportuese, zhvlerësimi i valutës europiane po u kushton sipërmarrjeve të tyre mesatarisht 85 mijë euro humbje çdo ditë.

“Vija e kuqe për sektorin tonë eksportues ishte kursi i këmbimit 120 lekë. Afrimi i sezonit turistik veror rrezikon ta trashë edhe më tej këtë vijë”, shprehet Edvin Prençe, kryetari i ProExport Albania.

Ndërkohë euro vijoi trajektoren rënëse sërish të hënën. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet aktualisht për vetëm 110.94 lekë, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Për shoqatat e sipërmarrjeve, argumentet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë apo Bankës së Shqipërisë se “rrokullisja e euros” po vjen nga shkaqe objektive nuk qëndrojnë.

“Ne besojmë se analiza e Bankës së Shqipërisë dhe MFE nuk është e plotë. Ndaj kemi kërkuar ngritjen e një grupi pune që do të analizojë ecurinë e kursit të këmbimit për 4-mujorin e parë të vitit 2023.”

Shtatë shoqata të sipërmarrjeve eksportuese kanë zhvilluar takime me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahmaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mbi rënien e euros.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga dy institucionet që kanë për detyrë stabilitetin e situatës ekonomike dhe monetare, si dhe ngritjen e një grup pune për të analizuar më thellësisht shkaqet e rënies së euros.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani