Vijon beteja me flakët në Greqi, Mitsotakis: Koordinim më i madh europian

Makthi i zjarreve vazhdon të torturojë Greqinë. Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis kërkoi të mërkurën një koordinim më të madh europian, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të shuar flakët që kanë djegur që pjesë të madhe pyjesh në ishullin Evia.

Shefi i ri i ekzekutivit grek, i cili u detyrua të ndërpriste pushimet në Kretë, tha se zjarre të tilla janë tashmë një pjesë familjare e jetës së përditshme në Europën jugore dhe për këtë arsye nevojitet një mekanizëm më i mirë shpëtimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2