Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vijon bllokimi në Jarinjë dhe Bërnjak, shtetas rusë në pika kufitare, shqetësohen edhe serbët

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 09:50 | Kosova
Vijon bllokimi në Jarinjë dhe Bërnjak, shtetas rusë në

Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat kufitare në veri të Kosovës, vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga protestuesit. Ata kanë ngritur kampe dhe nuk pranojnë të largohen nga aty pa u hequr masa e reciprocitetit për targat.

Përveç kamionëve, ata kanë vendosur dhe pengesa të tjera në rrugë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Burime për KosovaPress kanë konfirmuar prezencën e katër shtetasve rusë që i janë bashkuar serbëve në Jarinjë. Me vete kanë sjellë dhe tri çanta, të cilat janë hapur mbrëmë, vetëm pasi është errësuar. Nuk përjashtohet mundësia që brenda tyre të ketë pasur armë ose pajisje për të kryer sulme kibernetike.

Prezenca e shtetasve rusë ka shqetësuar edhe disa serbë lokalë, pjesë të protestuesve. Pavarësisht, dy pikave kufitare të bllokuara, në katër të tjera vijon puna normalisht.

Autoritetet e Kosovës konfirmojnë se që prej të hënës janë lëshuar mbi 6 mijë targa të përkohshme për automjetet me targa serbe.

Ndërkombëtarët kërkojnë normalizimin e situatës dhe uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, liderët e dy vendeve duket se janë larg uljes në një tavolinë për dialog.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani