Vijon çmontimi i kodit zgjedhor, Kushtetuesja rrëzon edhe pragun 1% për të pavarurit

Gjykata Kushtetuese vijon të çmontojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një vit nga miratimi në seancë plenare me votat e maxhorancës, dy nene të këtij Kodi tashmë janë antikushtetues. Pas herësit brenda listës, Gjykata konstatoi si antikushtetues edhe pragun kombëtar prej 1% për kandidatët e pavarur. Argumenti i gjyqtareve në dispozitiv ishte se një kandidat i pavarur nuk mund të vendoset në kushte te barabarta me partitë politike sa i takon arritjes së pragut.