Viti akademik, Skënderi: Nuk i mbyllim derën studentëve

Përgjatë dy viteve, studentët nuk kanë mundur të marrin pjesë fizikisht në auditorë për shkak të pandemisë. Ndërsa kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik, atyre iu është vënë kusht vaksinimi kundër Covid-19, ose paraqitja e një testi PCR negativ, për të qenë të pranishëm në universitete. Sa gati janë fakultetet dhe si parashikohet të jetë ky vit, na e thotë zv.dekanja e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Elsa Skënderi.