Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Viti i Ri, 500 urgjenca mjekësore në 2 ditë

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 14:20 | Aktualitet
Viti i Ri, 500 urgjenca mjekësore në 2 ditë

Nata e ndërrimit të viteve, çdo herë është shoqëruar me dhjetëra të lënduar, por kësaj radhe fishekzjarrët u hodhën vetëm nga pushteti lokal.

Për pasojë edhe shifrat e të plagosurve janë të ulta. Dëmtimet në gjymtyrë ishin pamjet që spikasnin këtë 2 janar në Spitalin Ushtarak. Një plagosje në Fier dhe një i lënduar në Korçë ishin 2 incidentet e vetme që u shënuan përgjatë këtyre orëve.

Por problemet shëndetësore nga pijet dhe ushqimi, kanë qenë të pranishme dhe sipas të dhënave zyrtare 500 persona janë paraqitur në urgjencën e Tiranës në dy ditët e para të vitit 2019.

Ndërsa përplasjet rutinë pacient-staf mjekësor, shoqërojnë përherë korridoret apo shkallët e spitalit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë