Ky raport i OECD-së për numrin e shqiptarëve të larguar u bë shkak për përplasjen e radhës ndërmjet Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Rama i konsideroi propagandë paraelektorale akuzat e Metës e Bashës, ndërsa këto dy të fundit shohin si zgjidhje largimin e Ramës për të frenuar emigracionin.