Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vizita e ambasadorëve në selinë e PD, Hajdari: Takova Yuri Kim pas takimit. Situata është shqetësuese

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 22:01 | Politikë
Vizita e ambasadorëve në selinë e PD, Hajdari: Takova Yuri Kim

Ish-deputetja Rudina Hajdari deklaroi në studion e “Absolut 4” se është takuar me ambasadoren Yuri Kim fill pas takimit me ambasadorët në selinë blu. Sipas saj situata është shqetësuese, pasi shqiptarët kanë humbur besimin te politikanët dhe imponimi i ambasadorëve është pasojë e kësaj sjelljeje.

“E takova ambasadoren amerikane fill pas këtij takimi. Sapo kishte mbyllur këtë takim te selia e PD dhe situata është shqetësuese dhe roli i tyre është i rëndësishëm se politikanët shqiptarë kanë humbur besueshmërinë te qytetarët. Shqipëria është vend strategjik që i duhet Perëndimit dhe për të pasur njerëz të duhur. Imponimi i tyre ne politikën shqiptare vjen si pasojë e sjelljes së politikanëve shqiptarë që janë të korruptuar. Është e pamundur të thyesh stabilshmentin se nuk të lënë, pasi janë të lidhur me krimin e organizuar dhe e bën të pamundur garën në terren”.

Hajdari thekson s enjë nga faktorët që Rama mori mandatin e tretë qeverisës është se këta politikanë forcuar pozitat e tyre dhe nuk e lënë qytetarin që të fuqizohet

Ajo e cilëson hipokrite sjelljen e Bashës në raport me ambasadorët dhe mënyra si e justifikon ai veten, thotë ajo, është  patetike.

“Basha ka pasur sjellje hipokrite nuk ka qenë në përputhje me ambasadorët. Ai ka qenë kundër ambasadës amerikane kur lanë mandatet. Nuk ndoqi këshillën. Krijimi i precedenti të tillë ishte shumë i rrezikshëm. Mandati u përdor si leckë. Dy koka marrin vendime për gjithë popullin, kjo ishte e paprecedentë dhe fakti që këta nuk e menduan dy herë ishte një sjellje e shëmtuar. Basha nuk mund të fshihet pas ambasadores. Mënyra si justifikon veten është deri diku patetike”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani