Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vizita në Kosovë, Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiç për pak ditë, ky vit ka potencial

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 15:49 | Kosova
Vizita në Kosovë, Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiç

Pasi përfunduan takimet në Prishtinë, erdhën dhe deklaratat zyrtare. Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer, dhe i emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zbuluan detaje të bisedave me drejtuesit e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiç, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Duam që ky takim të jetë i suksesshëm. Komenti im i fundit është se ky vit ka potencial të jetë vit i mirë për marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Lajcak.

 “Ne vazhdojmë të besojmë se është njohja reciproke, ajo e cila do t’ia lërë këtë çështje të kaluarës dhe do të hapë rrugën përpara”, shtoi Palmer.

Ata adresuan dhe shqetësimet e ngritura nga politikanët e Kosovës në takime, Asociacioni i Komunave Serbe, ndryshimi i kushtetutës dhe përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialog.

“Ajo çfarë kam thënë ka qenë referencë në praktikën e zakonshme se kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë ky zotim që del nga ato marrëveshje duhet të përfshihet edhe në legjislacionin tuaj kombëtar”, tha Lajcak.

“ShBA- ja e mbështet fuqishëm dialogun. Ne nuk jemi palë në dialog po partnerë duke punuar edhe me Beogradine dhe me Prishtinën. Bashkë do të mbështesim dhe avancojmë qëllimin e avancimit të tyre”, shtoi Palmer.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Palmer, komentoi edhe asociacionin e komunave serbe në Kosovë duke theksuar se duhet të formohet sipas dakordësisë që do të arrijnë palët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë