Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vizita në NATO, Begaj kërkon anëtarësimin e Kosovës: Vlerë e shtuar për Aleancën

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 15:22 | Kosova
Vizita në NATO, Begaj kërkon anëtarësimin e Kosovës:

Në vizitën e tij zyrtare në selinë e NATO-s, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi nga Aleanca një gatishmëri për të bërë pjesë të saj Kosovën. Kërkesa iu bë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltemberg, duke e cilësuar Kosovën si një vlerë për Aleancën ushtarake.

“Mendoj që Kosova është prej 15 vitesh një shtet i pavarur, i cili po punon përditë për të ndërtuar një shtet ligjor me vizion të qartë euroatlantik. Shqipëria mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj, në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, një nga këto është edhe NATO. Besoj sedo të ishte vlerë e shtuar e aleancës”, tha Begaj.

Pjesë e NATO-s apo jo, për Stoltemberg aleanca ushtarake është prezente në Kosovë për të garantuar paqen dhe sigurinë duke bërë thirrje për arritje e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. Çdo zgjidhje duhet të marrë parasysh respektimin e të drejtave të njeriut, vlerat demokratike, shtetin e së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhënien e fqinjësisë së mirë. NATO është e pranishme në Kosovë, ne e marrim situatën aty seriozisht dhe ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh Stoltemberg.

Gjatë konferencës për shtyp, Begaj dhe Stoltemberg u ndalën edhe tek agresioni Rusi në Ukrainë duke e dënuar atë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani