Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vizita në Prishtinë dhe Beograd, plani i BE për ujdinë, Lajçak kritikon Kurtin dhe vlerëson Vuçiç

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 19:14 | Kosova
Vizita në Prishtinë dhe Beograd, plani i BE për ujdinë,

Në Prishtinë kritikoi Kurtin, ndërsa në Beograd vlerësoi Vuçiçin. Me këto qëndrime, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përfundoi takimet konsultuese për rikthimin e palëve në tryezën e negociatave në Bruksel.

I shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës Emmanuel Bonne, i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i kryeministres italiane, Francesco Talo, ndërmjetësuesi diskutoi fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për marrëveshjen përfundimtare bazuar në propozimin evropian.

Lajçak njoftoi se kishte pasur më shumë pritshmëri nga Prishtina për të kuptuar mundësitë e mëdha që ofron ky plan, të cilat pohoi se Beogradi i kishte peshuar mirë.

 “Presidenti Vuçiç tregoi një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës europiane për Serbinë. Për ne zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është element kyç i stabilitetit.”

MIROSLAV LAJÇAK, PËRFAQËSUES SPECIAL I BE PËR DIALOGUN

Qëndrimi i Lajçak bie në kontrast të madh me deklaratën e qeverisë së Kosovës ku konfirmohet vullneti i Kurtit për të marrë pjesë në takime të nivelit të lartë në Bruksel për të folur për marrëveshjen finale me Serbinë dhe ofroi garanci për të drejtat e pakicave.

“Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin europian, të cilin Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.”

DEKLARATË E KRYEMINISTRISË SË KOSOVËS

Në fakt ai që vendosi kushte për bisedimet në Bruksel ishte Vuçiç.

“Besojmë se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, i cili jo vetëm është premtuar, por edhe është nënshkruar 10 vjet më parë. Kjo është urgjente, sepse vetëm pas kësaj mund të bisedohet për kthimin e serbëve në institucione dhe çdo lloj normalizimit të situatës.”

ALEKSANDËR VUÇIÇ, PRESIDENT I SERBISË

Ndër të tjera, Vuçiç tha se bëri gjithçka për të mbrojtur Serbinë dhe u shpreh kundër një konflikti të ngrirë me Kosovën.

https://a2news.com/2023/01/20/kurti-pret-5-nderkombetaret-zhgenjehet-lajcak-kemi-pritur-mirekuptim-me-te-madh/

A2 CNN Livestream

Dita jonë