Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vizitat i kryejnë në Korçë, Spitali i Ersekës pa mjekë për të moshuarit dhe fëmijët

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 14:38 | Aktualitet
Vizitat i kryejnë në Korçë, Spitali i Ersekës pa

Tkurrja e popullsisë në qytetin e Ersekës, është shoqëruar edhe me tkurrjen e fortë të mjekëve specialistë në spitalin bashkiak të këtij qyteti.

Në fakt fjala tkurrje nuk përshkruan gjendjen reale, pasi në spital mungojnë mjekët specialistë për të cilët kanë nevojë 5 mijë banorët e Ersekës.

Në mungesë të mjekëve specialistë dhjetëra qytetarë detyrohen të udhëtojnë çdo ditë drejt spitalit rajonal të Korçës për të kryer vizitat.

Ndërsa drejtoria e spitalit shprehet se vendet vakantë janë njoftuar, por mungon interesimi për të shërbyer në spitalin e Ersekës.

Edhe pse kjo bashki ka përfituar disa investime në infrastrukturë, sigurimi i mjekëve duket si një mision i pamundur prej disa vitesh. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu