Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vizitorët të rrezikuar, Llixha, fshati kurativ i mbytur me plehra

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 16:44 | Aktualitet
Vizitorët të rrezikuar, Llixha, fshati kurativ i mbytur me plehra

Ujërat termale në Llixha të Elbasanit tashmë janë të njohura jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij për efektet kurative. Këtë fakt e vërtetojnë vizitorët e shumtë që vijnë nga vendi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ndryshe nga pikat turistike, fshati i Llixhave tërheq më shumë pacientë që kanë nevojë për trajtim me ujërat termale.

Por krahas, efekteve kurative, në Llixha mund të gjesh edhe mbetje urbane, por jo vetëm të hedhura vend e pa vend, përveç pamjes, këto mbetje shqetësojnë shumë edhe vizitorët të cilët nuk ngurrojnë të shprehin as habinë dhe as rrezikun që mund t’u kanoset prej tyre.

Në fakt, kjo situatë është e tillë në këto llixha prej kohësh dhe pavarësisht shqetësimeve të ngritura, askush nga pushteti lokal nuk është kujdesur për largimin e tyre, ndërsa vizitorët janë të detyruar të shoqërohen prej aromës së mbetjeve dhe pamjes së tyre të shëmtuar.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli