Vjedhja e të dhënave në “WhatsApp”, reagon policia: Bëni kujdes, situata serioze

Suela Bonjaku, specialiste në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, doli në një deklaratë për mediat këtë të hënë, ku bëri të ditur se prej disa kohësh janë evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. “Bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më saktësisht me marrjen e të drejtave të hyrjes në aplikacionin “WhatsApp” nga persona të paautorizuar”, thuhet në njoftim.